Llapi kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Besa
Llapi ka marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Besa e Pejës me rezultat të thellë 1-4.
Vetëm pas dy minutave lojë, Llapi kaloi në epërsi kur Edon Sadriu u fut bukur në zonë dhe shënoi për epërsinë e mysafirëve 0-1.
Kur kaluan 20 minuta lojë, Engjëll Hoti u shërbye bukur nga Ahmed Januzi dhe me një gjuajte të saktë realizoi për 2-0.
Besa ngushtoi epësinë gjashtë minuta më vonë, kur Ardit Tahiri realizoi nga penalltia për 1-2.
E me epërsinë prej një goli të mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Dominimi i Llapit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur Valmir Veliu realizoi nga penalltia për ta rikthyer epërsinë e dy golave për 1-3.
Kur kishin mbetur 10 minuta para fundit të ndeshjes, top shënuesi i Llapit, mesfushori Arbnor Ramadani realizoi gol për rezultatin përfundimtar 1-4.
Me këtë fitore Llapi është ngritur në kuotën e 30 pikëve në vendin e shtatë, derisa Besa vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Llapi luan në shtëpi përballë Arbërisë, derisa Besa do të pres Feronikelin.