Antonela, Ledjana dhe Mevlani përfundojnë në lot, ky i fundit largohet nga studio

Antonela, Ledjana dhe Mevlani përfundojnë në lot, ky i fundit largohet nga studio

E pazakontë kjo që ka ndodhur emisionin e sotëm në Përputhen ku tre konkurrentë janë prekur njëherësh.

E gjitha nisi pas një deklarate të Antonelës në fillim të emisionit duke thënë se do hiqte dorë nga Mevlani për ta parë atë të lumtur, pavarësisht se e donte shumë.

“Ke luajtur me mua, por nuk jam budalla,” tha Antonela e cila më pas shpërtheu në lot.

Fjalët e ndjera të Antonelës prekën edhe Mevlanin pastaj, i cili prej kohësh është shprehur se ndodhet mes dy zjarresh dhe nuk di kë të zgjedhë mes vajzave.

Më pas ndërhyri edhe Ledjana që tha: “Boll u shtirët, flisni hapur për lojën tuaj”.

Në këtë moment Mevlani hoqi mikrofonin duke u larguar nga studio: Keni djem sa të doni këtu, zgjidhni këta.

Në atë moment edhe Ledjana filloi duke qarë, pas ikjes së Mevlanit.

Shpërndaje në: