‘Bëhu burrë dhe pranojë të vërtetën’, Shqipja i ka disa fjalë për Mevlanin

‘Bëhu burrë dhe pranojë të vërtetën’, Shqipja i ka disa fjalë për Mevlanin

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj ishte e ftuarnë emision “Shqipëria Live” ku foli edhe për lekët borxh që i ka Mevlan Shaba, pasi kjo e fundit ka marrë pjesë në këngën e Mevlanit.

Sipas Shqipes, ky i fundit ende nuk e ka paguar për pjesëmarrjen e saj në klip.

“Nuk e kam bërë për para. Ka pasur marrëveshje fjalësh për një bashkëpunim. Nga unë i mori Mevlani ndjekësit në Instagram, patjetër që po”,

“Ti je vetëofruar për klipin?”, u pyet Shqipja nga moderatorja e emisionit.

“Jemi habitur të gjithë kur e kemi dëgjuar këtë, që unë jam vetëofruar për klipin. Uroj që Mevlani të ketë aq burrëri sa ta pranojë të vërtetën siç është.

Nuk jam paguar ende, unë nuk i rashë mbrapa se ishte edhe fillimi i Mevlanit. Por kur doli në Për’puthen dhe tha që Shqipja ka kërkuar vetë, e mora në telefon”, deklaroi Shqipja.

Shpërndaje në: