Wijnaldum synim i Interit
Ylli i Liverpool-it vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga “Anfield Road”.
Mesfushori i Liverpool-it, Georginio Wijnaldum vazhdon të jetë nën radarin e gjigantit italian Inter, raporton “CalcioMercato”.
“Nerazzurët” kanë mbajtur bisedime të vazhdueshme me agjentin e Wijnaldum, por së fundmi është raportuar se bisedimet kanë stagnuar, përcjell KosovaPress.
Momentalisht, Interi është duke eksploruar rreth mundësive të tjera që ka nevojë për t’i transferuar, por interesimi kryesor mbetet tek Wijnaldum.
Për mesfushorin holandez, interesim serioz ka shprehur edhe gjiganti katalunas Barcelona, ku trajneri Ronald Koeman është admirues i madh i bashkëkombësit të tij.