Ronaldo në kontakt me Beckham, portugezi mund të kalojë në Amerikë
Ylli i Juventus-it mund të largohet drejt Ligës së Amerikës.
Cristiano Ronaldo është në kontakte të vazhdueshme me David Beckham, rreth një transferimi të mundshëm tek Inter Miami, raporton “ Todofichajes”.
Kohëve të fundit, shumë pyetje janë bërë rreth së ardhmes së portugezit tek Juventus-i, pasi që është duke iu afruar vitit të fundit të kontratës aktuale me “Zonjën e Vjetër”, përcjell KosovaPress.
Juventus e kishte transferuar Ronaldon me qëllim që ai ta ndihmonte që ta ngritë trofeun e Ligës së Kampionëve, por deri tani ky plan ka dështuar, kështu duke e lënë të hapur mundësinë rreth largimit nga Serie A, për të vazhduar drejt Ligës Amerikane (MLS).