Arsenali mposht Olympiacosin

Arsenali mposht Olympiacosin

Arsenali ka triumfuar sigurt ndaj Olympiacosit në kuadër të 1/8 të finales se Europa League.

Arsenali ka triumfuar ndaj Olympiacosit në kaudër të Europa League.

Në stadiumin Georgios Karaiskakis të Olympiacosit, Martin Odegaard ka zhbllokuar rezultatin në min (34’).

Ky ishte goli i parë në fanellën e Arsenalit për talentin norvegjez. Ai ka realizuar një gol fantastik nga distanca.

Në pjesën e dytë, Olympiacosi shënoi pas një gabimi të Arsenalit në mbrojtje.

Këtë herë ishte, Dani Cebalos i cili duke qarkulluar topin në mbrojtje, u shpërqendrua dhe i dha mundësinë Olympiacosit të barazonte.

El Arabi i vodhi topin dhe shënoi në portën e Lenos min (58’).

Por, “The Gunners” treguan kualitetin, Gabriel shënoi në min (79’) për ti dhënë avantazhin skuadrës.

Gabriel asistoi edhe golin e tretë, Mohamed Elneny shënoi min (85’).

Tani, Arsenali zhvillon ndeshjen kthyese në mënyrë komode.

Rezultati përfundimtar, Olympiacos 1-3 Arsenal.

Shpërndaje në: