Zyrtare: Reprezentuesi i Kosovës U21, Kreshnik Krasniqi vazhdon kontratën me Stromgodsetin

Zyrtare: Reprezentuesi i Kosovës U21, Kreshnik Krasniqi vazhdon kontratën me Stromgodsetin

Reprezentuesi i Kosovës U-21, Kreshnik Krasniqi, ka zgjatur kontratën me skuadrën Strømsgodset.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi norvegjez në uebfaqen zyrtare.

Kreshniku kishte kontratë me Strømsgodset vetëm deri verës, por si duket drejtuesit e klubit janë bindur nga potenciali i kosovarit.

Krasniqi ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2022.

“Kreshniku ka treguar se ai mund të marrë përgjegjësi për zhvillimin e tij dhe ka ndërmarrë hapa të mëdhenj në këtë aspekt në kohët e fundit. Ai është një lojtar që do të jetë emocionues për tu ndjekur dhe për të cilin kemi shumë besim”, tha Drejtori sportiv, Jostein Flo.

“Kam zgjatur kontratën time sepse klubi më ka dhënë sinjale që ata do llogarisin në mua. Të luash për këtë skuadër është një sfidë, por është një sfidë për të cilën ndihem gati. Unë dua të luftoj për një vend në njëmbëdhjetëshen e parë çdo javë dhe të rritem edhe më shumë si lojtar”, tha Kreshnik Krasniqi.

Shpërndaje në: