Fabregas dhe Messi janë bindur nga gratë e tyre që të transferohen së bashku në MLS

Fabregas dhe Messi janë bindur nga gratë e tyre që të transferohen së bashku në MLS

A do të qëndrojë apo do të largohet?

Kjo pyetje do të bëhet çdo ditë prej tash deri në verë në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit.

Kontrata e argjentinasit në ‘Camp Nou’ skadon në fund të sezonit dhe ka pikëpyetje serioze nëse ai do të nënshkruajë kontratë të re apo jo, transmeton Periskopi.

Por nëse gjashtë herë ‘Topi i Artë’ dëshiron t’i japë fund karrierës në Kataluni, cilat janë opsionet e tij?

Natyrisht, ai ka qenë i lidhur me një ribashkim me Pep Guardiolan te Manchester City tash e një kohë.

Por MLS duket poashtu destinacion i mundshëm.

Menjëherë pasi Barça u eleminua nga Champions League kundër PSG-së, gazetari i ‘SER’, Jose Antonio Ponseti sugjeroi se ‘çkado që ndodhë’, Messi do të jetë përtej Atlantikut brenda dy viteve.

p1f0gn8ajq1ja1o9412jl18f19nhd.jpg

”Janë 50% gjasat që Messi të qëndrojë te Barcelona, më parë ishin 78%,” tha Ponseti.

”Çkado që ndodhë, brenda dy viteve Messi do të jetë në Inter Miami.”

Për më shumë, eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Belague gjithashtu u hap rreth dëshirës së Messit të luajë në Amerikë pas largimit nga Barcelona.

p1f0gnvj6fm2asmd17otrojnk6f.jpg

Mirëpo, Belague shkoi një hap më përpara duke sugjeruar se gruaja e tij – së bashku me gruan e Cesc Fabregasit – e ka bindur atë të kalojë në ShBA.

”Cesc Fabregas dëshiron të kalojë në MLS. Gruaja e Cesc Fabregasit dhe gruaja e Messit janë shoqe shumë të mirë dhe së bashku, gratë, i kanë bindur Cescun dhe Messin të kalojnë bashkë në Amerikë,” zbuloi Belague.

”Kur do të ndodhë kjo nuk e dimë saktë. Cesc është ende te Monaco. Por është diçka që e kanë në mendje të dy lojtarët.”

Gruaja e Messit, Antonella Roccuzzo dhe gruaja e Fabregasit, Daniella Semaan janë mike të mira dhe duket se tashmë kanë arritur të ndikojnë te burrat e tyre për lëvizjet e tyre të ardhshme në karrierë. /Periskopi.com/

p1f0gonmoo3qq1br61qtfuo61kbmh.jpg

Shpërndaje në: