‘Intelektualët’ tallen brutalisht me Gjilanin pas triumfit në derbin e zjarrtë

‘Intelektualët’ tallen brutalisht me Gjilanin pas triumfit në derbin e zjarrtë

Është mbyllur derbi i javës së 24-të në Superligën e Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit.

Drita ka triumfuar ndaj Gjilanit të drejtuar nga Bylbyl Sokoli me rezultatin e pastër 2-0, në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.

“Intelektualët” ishin dominues gjatë gjithë takimit , teksa golat u shënuan në pjesën e parë nga Namani në minutën e 11-të të takimit, teksa goli i dytë erdhi nga kapiteni i ekipit, Ardian Limani i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 39-të.

Pas ndeshjes, nuk ka munguar as tallja e tifogrupit të “Intelektualëve” ndaj rivalit të tyre.

“Të uritur për më shumë” – thuhet në postimin e tyre në “Facebook”.

Shpërndaje në: