Spanja mposhtet politikisht nga Kosova: Pranon himnin dhe flamurin në Sevijë

Spanja mposhtet politikisht nga Kosova: Pranon himnin dhe flamurin në Sevijë

Qeveria spanjolle do të lejojë Kosovën të luajë me flamurin dhe himnin e saj në ndeshjen Kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Spanja është ndër kombëtaret më të forta në futboll, dhe njëkohshëm më të dashurat për kosovarët. Por, sa i përket aspektit politik, shteti iberik ende mban qëndrim shumë përjashtues ndaj Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, kjo federatë iu referua Kosovës si “territori i Kosovës” dhe jo si kombëtare, e madje as si përfaqësuese.

Por, mediumi spanjoll “El Confidencal” shkruan se shteti i Spanjës do të pres Kosovën duke i respektuar të gjitha simbolet e saj.

Edhe pse do të pranojë që Kosova të luajë futboll me simbolet e saj shtetërore, ministria e mbrojtjes së këtij shteti ka thënë se “politikisht kjo nuk e ndërron pozicionin e Spanjës për Kosovën as edhe një centimetër”.

Në nëntor 2018, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërcënoi të përjashtonte Spanjën nga gara për vendosjen e pengesave në pjesëmarrjen e Kosovës, duke detyruar një përjashtim emergjent me garat Olimpike të mbuluara nga një dekret mbretëror i vitit 1982.

Mediumi spanjoll shkruan se tash janë FIFA dhe UEFA që e detyruan Spanjën të pranojë me vendosjen e të gjithë simboleve kosovare në Sevilje, ku do të luhet ndeshja.

Shpërndaje në: