Michael Owen parashikon rezultatin e ndeshjes Manchester United – Milan

Michael Owen parashikon rezultatin e ndeshjes Manchester United – Milan

Michael Owen beson se Manchester United do të shënojë një fitore me rezultat 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e tyre në Europa League sot në mbrëmje.

“Djajtë e Kuq” po përgatiten të ballafaqohen me skuadrën e Serie A në ndeshjen e parë të tyre në fazën 1/16 të kësaj gare.

Manchester United shkon në lojë i freskët nga fitorja e tyre mbresëlënëse 2-0 ndaj liderëve të Premier League dhe rivalëve të Manchester Cityt në “Etihad” gjatë fundjavës, përcjellë KosovaPress.

Ish-ylli i Manchester United, Owen thotë se “Djajtë e Kuq” do të shënojnë fitore me rezultat minimal në “Old Trafford”

“Manchester United dhe AC Milan kanë ndarë mjaft ndeshje të paharrueshme në vitet e shkuara.”, tha fillimisht Owen.

“Shpesh kjo ka qenë në kompeticionin më të mirë të Evropës, Ligën e Kampionëve, por tani ata janë në faza të ngjashme të rindërtimit pas disa vitesh tranzicion.”

“Në ndeshjet si vendas në Evropë, United ka luajtur mirë në përgjithësi këtë sezon, dhe unë mendoj se nëse janë të qetë këtu, ata duhet të marrin shpërblimin e tyre. Pra, është do të jetë një fitore e ngushtë, mbase 1-0 për ekipin vendas sipas meje.”, theksoi në fund Owen.

Shpërndaje në: