Penalltia e humbur e Leo Messit kundër PSG-së është dashur të përsëritej
Ne pamë anën e mirë dhe të keqe të Lionel Messit brenda pak minutave të ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës.
Kylian Mbappe kishte kaluar në epërsi francezët, të cilët po avanconin 5-1 me rezultat të përgjithshëm.
U duk se gjithcka tashmë kishte marrë fund.
Por Messi pati ide tjera, derisa shënoi një gol absolutisht sensacional nga 30 metra, transmeton Periskopi.
Pastaj, disa minuta më vonë, Antoine Griezmann fitoi një penallti. Një tjetër gol në pjesën e parë do të ishte shpresë e vërtetë për katalunasit.
Mirëpo, nga 20 metra më afër se goli i parë, Messi huqi nga 11-metërshi, me Keylor Navasin që intervenoi paksa edhe me ndihmën e transversales.
Lionel Messi missed the penalty? pic.twitter.com/4mAxNAgU8S
— Nav ???? (@mbrma7i) March 10, 2021
VAR e rishikoi rastin për të parë nëse Navas kishte dalë nga vija, ose ndonjë prej lojtarëve ishte futur në zonë.
Mirëpo, u konkludua se nuk kishte ndodhur asnjëra, por qartazi VAR nuk shikoi si duhet.
Kjo pasi pamjet tregojnë se Verratti qartazi ishte brenda zonës derisa Messi gjuajti, me italianin që pastaj spastroi rrezikun.
Penalltia është dashur të përsëritej. /Periskopi.com/