David Beckham ‘i ngopur’ duke paguar borxhe të Victorias të cilat kapin shifrën 65 milionë dollarëshe

David Beckham ‘i ngopur’ duke paguar borxhe të Victorias të cilat kapin shifrën 65 milionë dollarëshe

Të aftë, të bukur, të famshëm, të vlerësuar dhe plot burime: Victoria e David Beckham kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së kronikave rozë në Angli apo Amerikë për daljet e tyre publike, look-un e tyre e shumë arsye të tjera.

Por këtë herë, në Angli, dikush dyshon se ish-mesfushori i Manchester United është i lodhur duke mbyllur problemet ekonomike të markës së modës së gruas së tij Victoria.

E kështu, ka ndërmend ta nxjerrë… në pension.

Sipas raporteve nga Daily Mail, kompania e modës Posh është në telashe serioze: borxhet e krijuara arrijnë në 63 milionë dollarë. Marka është në rrezik dhe ekonomia aktuale nuk sugjeron një rimëkëmbje të afërt të biznesit, veçanërisht për sektorin e modës së lartë.

Sipas gazetës britanike, Spice Boy është në vështirësi me gruan e tij: jo se ai nuk dëshiron ta mbështesë por … ekziston një kufi për gjithçka. Sepse nëse borxhet kufizohen në 63 milionë, duket se është vetëm në sajë të ndihmës financiare të David, i cili tani më shumë se kurrë ka shumë për të menduar, përfshirë menaxhimin e Inter Miami. Për këtë arsye ai i ka kërkuar gruas së tij të largohet nga modën.

Tabloidi Heatworld, përmes burimit të tij pranë çiftit, shpjegon: “Nuk është sekret që biznesi i Victorias ka humbur para për vite me radhë.

David tha se do të ishte më mirë nëse ajo do të dilte në pension, të jetonte e qetë me fëmijët dhe të përqendrohej në markën Beckham.

Ai thotë se nuk mund të vazhdojë të financojë biznesin e saj, sepse i duhet të vërë gjithçka tek Miami dhe nuk mund të rrezikojë pasurinë dhe të ardhmen e tij. Ai ka shumë plane emocionuese për të ardhmen me marrëveshjet e tij publicitare dhe ekipin e futbollit Miami”.

Shpërndaje në: