Nga trashaluq në superformë, befason Andy Ruiz me formën fizike
Kampioni i peshave të rënda, Andy Ruiz Jr ka treguar këmbët e tij monstruoze pasi bëri një transformim të jashtëzakonshëm të trupit që nga humbja e tij për titullin botëror ndaj Anthony Joshua, shkruan Insporti.
Amerikani me origjinë meksikane, Ruiz Jr nuk ka luftuar që nga humbja ndaj Joshuas në Arabinë Saudite në dhjetor të vitit 2019.
Por ylli meksiko-amerikan ka vendosur që të kthehet në ring në muajt e ardhshëm, por para se ta bëj këtë Ruiz ka publikuar pamjet nga fiziku i tij, ku ndër tjerash në fotografi kishte lënë edhe një citat motivues.
“Punë, punë, punë e vetmja rrugë drejt suksesit”.
Ish-kampioni botëror i peshave të rënda ka rënë – 20 bs që nga bashkimi me trajnerin Canelo Alvarez. /Insporti