Kështu duket tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme
Pak më parë kanë përfunduar tre ndeshjet e para të xhiros së 24-të së Superligës së Kosovës. Dy barazime dhe një fitore ishin rezultatet e ndeshjeve të sotme.
KF Prishtina është skuadra e vetme që ka arritur fitore në ditën e sotme.
Skuadra më në formë në stinorin pranveror, Prishtina, në “Fadil Vokrri” shënoi fitore bindëse ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Besës, me rezultatin 5-1.
Në “Zahir Pajaziti”, Llapi dhe Drenica luajtën baras 3-3, teksa ndeshja në “Riza Lushta” mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit u mbyll pa gola.
Prishtina tani është lidere në Superligë, së paku derisa Drita dhe Ballkani të zhvillojnë ndeshjet e tyre nesër (të enjten).