Trajneri i Drenicës s’përmbahet pasi ndeshjes me Llapin: Do t’i rrah grushta e shqelma lojtarët
Ndeshja ndërmjet KF Llapit dhe KF Drenicës e zhvilluar sot në Podujevë ka qenë një dramë e jashtëzakonshme, pasi ka përfunduar me rezultatin 3:3.Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, pas ndeshjes për mikrofronin e “Art Sport” deklaroi se ndihet i inatosur për shkak të lëshimit të fitores nga duart.
Sipas Devollit, jo gjithkush mundet t’ia shënojë Llapit tre gola në shtëpi.
“Mezi pres të futem në dhomat e zhveshjes, t’i rrah me grusht e shqelma. Më vjen shumë inat sepse nuk e dinë akoma çfarë kapaciteti kanë lojtarët. Më vjen shumë inat sepse ne kemi forcë, jo shumë kush mund t’i shënojë Llapit tre gola, ishte një grusht i fortë ndaj rivalit direkt. Por, me punë në stërvitje do të vazhdojmë të punojmë dhe të sigurojmë mbijetesën. Zëvendësimet i bëra i për shkak të lartësisë, si Azemi dhe Shkëlzeni janë të mirë në topat në ajër. Kur gabojmë, gabojmë të gjithë. Gabim nuk ishin zëvendësimet, por vendosja dhe kështu i pranuam tre golat”, deklaroi Devolli, transmeton Insporti.com.
Pas kësaj ndeshje, Llapi renditet në pozitën e shtatë me 27 pikë, ndërsa Drenica në të nëntin me 25 sosh.