Skandali i Familjes Mbretërore: Kush është ajo dhe si funksionon?
Intervista e shumëpritur e Dukës dhe Dukeshës së Suseksit me Oprah Winfrey-në është transmetuar në të dyja anët e Atlantikut.
Çifti ka folur në mënyrë të ndertë për racizmin, shëndetin mendor, median dhe përvojën e tyre brenda Familjes Mbretërore.
Kush bën pjesë në Familjen Mbretërore?
Mbretëresha Elizabeta II ka qenë në krye të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 1952 kur i vdiq babai, Mbreti George VI. Ajo ka sunduar më gjatë se çdo monark tjetër britanik. Ajo po ashtu ka qenë në krye të shtetit për 15 vende tjera të Commonwealthit.
Monarkja 94 vjeçare dhe i burri i saj, Duka i Edinburghut [Princi Philip], që është 99 vjeçar, i kanë katër fëmijë, tetë nëpër e mbesa, dhe nëntë stër-nipër e stër-mbesa, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Të tjerë anëtarë të familjes Mbretërore përfshijnë:
-Princin e Uellsit [Princi Charles], 72 vjeçar, që është martuar me Dukeshën e Cornwallit [Camilan] – ai është i biri më i vjetër i Mbretëreshës dhe do të bëhet mbret kur ajo të vdes.
-Duka i Cambridge-it [Princi William] që është i martuar me Dukeshën e Cambridge-it [Catherina] – Williami është djali më i madh i Princit të Uellsit dhe Dianës, Princeshës së Uellsit.
-Duka i Suseksit [Princi Harry] është i vëllai i Williamit – ai është i martuar me Dukeshën e Suseksit [Meghanin] prej vitit të kaluar. Çifti ka thënë se do të largohen si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe tash jetojnë në Los Angjellos.
Si bëheni anëtar i Familjes Mbretërore?
Dikush që martohet me një anëtar të familjes mbretërore bëhet anëtar i Familjes, dhe merr një titull të caktuar.
Për shembull, Lady Diana Spencer u bë Princeshë e Uellsit kur u martua me Princin Charles në vitin 1981.
Sidoqoftë, për t’u bërë mbret apo mbretëreshë, ju duhet të jeni të lindur në një familje mbretërore.
Princi Charles është i pari në vijën për te froni. I biri i madh, Princi William, është i dyti. Dhe djali i Williamit, Princi George është i treti. /Periskopi