Stadiumit legjendar Maracana i ndërrohet emri në Mbreti Pele
Stadiumi ikonik Maracana në Brazil do të emërohet Pele – për nder të futbollistit legjendar të këtij vendi.
Kjo lëvizje vjen pas një votimi në legjislaturën e shtetit të Rio de Janeiros për të ndryshuar emrin në Edson Arantes do Nascimento – Rei Pele.
Edson Arantes do Nascimento është emri i plotë i 80 vjeçarit, ndërsa Rei në portugalisht ka kuptimin e Peles, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Guvernatori shtetëror i Rio de Janeiros duhet të aprovojë ndryshimin e emrit para se të bëhet zyrtar.
Pele, që ka fituar tri Kupa të Botës si lojtar për Brazilit, ka shënuar golin e njëmijtë në stadium në vitin 1969 ndërsa luante për Santosin kundër Vasco da Gamas.
Maracana ka mbajtur finalet e Kupës së Botës në vitet 1950 dhe 2014.
Më shumë se 200 mijë spektatorë raportohet të kenë qenë në stadium për të parë ndeshjen finale të vitit 1950, kur Uruguaji e kishte mposhtur Brazilin.
Emri i parë i është vënë sipas Mario Filhos, një gazetari që kishte lobuar për ndërtimin e tij në vitet 1940, por u emërua Maracana në bazë të zonës ku ndodhet.