Mihrije Braha godet sërish politikanët: Qysh të ju konvenon për vete bëjnë

Mihrije Braha godet sërish politikanët: Qysh të ju konvenon për vete bëjnë

Si mysafire në emisionin e mëngjesit #gjesi në T7, këngëtarja e njohur Mihrije Braha, ka shprehur një mllef të madh ndaj qeverisë për masat kundër Covid-19.

Për këtë situatë ajo ka reaguar edhe në rrjete sociale në fillimet e pandemisë në vendin tonë.

Ajo u shpreh se është e zhgënjyer nga qeveria.

“Në momentin kur rrëzohet qeveria në kulmin e pandemisë e karantinës dhe si intereson populli, ky është një zhgënjim i madh”, u shpreh këngëtarja.

Tutje, këtë situatë ajo e sheh si mosinteresim nga qeveria për të tjerët dhe si  interes personal ose partiak.

“Nuk kam koment, nuk kam çka foli për këtë temë, qysh të ju konvenon vet e bëjnë”, shtoi Braha.

Shpërndaje në: