Kush është makthi i Juventusit dhe Ronaldos? 28 vjeçari parvjet luante në Ballkan

Kush është makthi i Juventusit dhe Ronaldos? 28 vjeçari parvjet luante në Ballkan

Porto e ka eliminuar Juventusin në 1/8 e finales së Champions League duke shkaktuar befasinë më të madhe deri tash. Protagonist i këtij triumfi gjigant për portugezët ishte Sergio Oliveira – një futbollist për të cilin shumë futbolldashës dëgjuan për herë të parë mbrëmë.

Oliveira shënoi dy gola mbrëmë, që i mjaftuan Portos për të mos lejuar Juven dhe Ronaldon që të kalonte në çerekfinale.

Por, karriera e 28 vjeçarit është mjaft e çuditshme si futbollist.

Mesfushori ka arritur të bëj vetëm 78 ndeshje kampionale për Porton qe 12 vjet karrierë, pra prej vitit 2009.

Ai ka qenë i huazuar plot gjashtë herë gjatë karrierës së tij. Kjo ka përfshirë huazime në Beira-Mar, Mechelen, Penafiel, Paços Ferreira, Nantes dhe Paok.

Një pikë shumë e dobët e karrierës së tij ishte viti 2012, kur ai ishte 20 vjeçar por luante për ekipin e dytë të Portos, Porto B-në.

Ai nuk u shqua as në Greqi, te PAOK-u, ku kishte bashkëlojtar – ndër tjerë – edhe Ergys Kaçen e Enea Mihajn.

Për ekipin e tij amë, Porton, Oliveira nuk kishte bërë asnjë ndeshje deri në moshën 23 vjeçare.

Sidoqoftë, ky ishte viti i së vërtetës për të. Deri tash, në sezonin 2020-21, Oliveira si mesfushor i ka shënuar 10 gola nga 21 ndeshje. /Periskopi

Shpërndaje në: