Haaland vendos rekord të jashtëzakonshëm në CL për gola, pas kaosit nga VAR

Haaland vendos rekord të jashtëzakonshëm në CL për gola, pas kaosit nga VAR

Erling Haaland vendosi një rekord tjetër në Champions League me golin e dytë të mbrëmjes kundër Sevillas të martën, por fenomeni u detyrua të punonte më shumë se zakonisht për këtë gol.

Norvegjezi mposhti Bonon nga penallti për t’ia siguruar epërsinë 2-0 Dortmundit, duke dërguar në 20 totalin e tij në këtë kompeticion. Iu deshën vetëm 14 ndeshje për të arritur në këtë numër golash, që nënkupton se e arriti më së shpejti se cdo lojtar tjetër në histori, transmeton Periskopi.

Dortmundi u desh të pajtohej me një barazim 2-2 në fund, por triumfoi me rezultat të përgjithshëm 5-4 dhe vazhdoi tutje në cerekfinale.

Sidoqoftë, goli i dytë i Haalandit rrëmbeu vëmendje edhe për arsye tjera.

Pasi shënoi norvegjezi, gjyqtari shkoi për ta rishikuar golin në VAR. Ai pastaj e anuloi golin dhe akordoi penallti për Dortmundin për shkak të një incidenti të mëhershëm gjatë aksionit.

Haaland pastaj huqi penalltinë. Mirëpo, gjyqtari vendosi që të rigoditej, pasi portieri e kishte kaluar vijën në vrapim e sipër të sulmuesit.

Haaland pastaj shënon nga penalltia, por ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të mënyrës së festës. Cmenduri absolute. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: