Zbulohet lojtari i parë që do të largohet pas ardhjes së Laportas në postin e presidentit [The Sun]
Joan Laporta është zgjedhur president i ri i Barcelonës dhe do të ketë punë të madhe pasi që klubi ka probleme të theksuara financiare.
Për të ulur shpenzimet, ai duhet të largoj lojtarët e pa nevojshëm.
“The Sun” raporton se i pari që pritet t’i thotë lamtumirë klubit është Philippe Coutinho.
Braziliani nuk arriti ta gjejë veten asnjëherë te katalonasit edhe pse u ble me një çmim shumë të shtrenjtë nga Liverpooli.
Coutinho mund të rikthehet në Premierligë ku Tottenham është një nga opsionet e tij.