Konfirmohet: Mërgim Berisha nuk e ka refuzuar Kosovën, ende nuk i është bërë ftesë

Konfirmohet: Mërgim Berisha nuk e ka refuzuar Kosovën, ende nuk i është bërë ftesë

Gjatë ditës së sotme ka pasur raportime nëpër gazetat lokale se sulmuesi i RB Salzburgut, Mërgim Berisha ka refuzuar Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e marsit.

Të njëjtat raporte potencuan se Berisha, i cili ka shënuar 15 gola dhe 10 asistime këtë sezon, ka lënë derën të hapur që t’iu bashkohet ‘Dardanëve’ në muajin shtator, shkruan Periskopi.

Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili në një prononcim për Periskopin ka thënë:

”Mërgim Berisha nuk e ka refuzu Kosovën. Nuk është e vërtetë. Ne ende nuk i kemi bërë ftesë, por po përgatitemi që të futemi në kontakte. Nuk ka pasur kontakte të tilla.”

Përndryshe, Kosova zhvillon tri ndeshje në fund të muajit mars, fillimisht një miqësore me Lituaninë më 24 mars, pastaj më 28 mars ndeshet me Suedinë në ‘Fadil Vokrri’, para se të udhëtojë drejt Spanjës më datën 31 të po të njëjtit muaj. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: