Reagon Andin Lokaj: Propozimet anti-Kosovë të Spanjës para ndeshjes nuk pinë ujë te UEFA
Gazeta prestigjioze spanjolle ‘Marca’ ka publikuar një artikull kontravers në lidhje me protokollin që mund të përndjekë Federata Spanjolle e Futbollit për ndeshjen me Kosovën në Sevilla më 31 maj, shkruan Periskopi.
Sipas ‘Marca’ Ministria e Punëve të Jashtme tëq Spanjës i ka propozuar protokollin më të veçantë për një ndeshje futbolli në histori të këtij vendi, ku parashihet që të mohohet sovraniteti i Kosovës, flamuri kosovar të mos paraqitet afër atij spanjoll, etj.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj, i cili është skeptik nëse një protokoll i tillë do të gjejë zbatim nga UEFA.
“Ministria e punëve të jashtme e Spanjës mund të kënaqet me propozime drejtuar Federatës spanjolle të futbollit, por ajo Ministri po harron që Kosova është pjesë e pandashme e UEFA-s dhe në shtëpinë më të madhe të futbollit këto propozime të burokracisë spanjolle nuk do të pijnë ujë, Kosova do të prezantohet me të gjitha e nëse Spanja pengon atëherë boll mirë për neve se i marrim automatikisht 3 pikë në tavolinë,” është shprehur ai për Redaksinë tonë. /Periskopi.com/