Intervista shokuese e Princit Harry dhe Meghanit: “S’doja të isha gjallë më”

Intervista shokuese e Princit Harry dhe Meghanit: “S’doja të isha gjallë më”

Dukesha e Suseksit ka thënë se jeta brenda familjes mbretërore britanike kishte qenë tepër e vështirë, dhe se nganjëherë ajo “nuk donte fare të ishte gjallë më”.

Në një intervistë shumë personale televizive, Meghan i tha Oprah Winfrey-t, se nuk kishte marrë ndihmë kur e kishte kërkuar atë.

Ajo tha se një pikë shumë e ulët për të ishte kur i burri, Harry, ishte pyetur nga një anëtar i familjes mbretërore “se sa e zeshkët” do të ishte ngjyra e lëkurës së Archiet, të birit të tyre, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

E pyetur nga Oprah nëse çifti ishte larguar nga Britania shkaku i racizmit, Princi Harry u përgjigj: “Kjo ishte pjesë shumë e madhe e vendimit tonë.”

Këto janë pikat kyçe të intervistës së Princit Harry dhe Dukeshës së Suseksit:

Çifti njoftoi që fëmija i dytë, që do të lindet në verë, është vajzë;

Ata kishin shkëmbyer betimet në një ceremoni të udhëhequr nga Kryepeshkopi i Kanterberit në “oborrin” e tyre tri ditë para se të martoheshin legalisht në një dasmë publike në majin e 2018-s;

Harry thotë se i vëllai dhe babai i tij ishin “të mbërthyer brenda sistemit” të Familjes Mbretërore;

Ai tha se familja i ndërpreu financat në fillimin e vitit të kaluar dhe se babai i tij nuk i pranonte më thirrjet prej tij;

Por Harry tha se e donte vëllain e tij, dhe se donte ta shëronte marrëdhënien e tij me të dhe të vëllain;

Meghan tha se e kishte telefonuar Mbretëreshën pasi Duka i Edinburghut, burri i Mbretëreshës, u dërgua në spital muajin e kaluar. /Periskopi

Shpërndaje në: