Modelja ruse kujton takimin me Kylian Mbappe: E putha dhe kisha frikë mos shkoja në burg për pedofili
Modelja nga Rusia, Victoria Bonya, ka treguar marrëdhënien e saj me futbollistin Kylian Mbappe. Kur ky i fundit nuk i kishte mbushur ende 18-vjeç dhe luante te skuadra e Monaco-s, rusja e kishte joshur së tepërmi. Madje duke i dhuruar edhe një puthje, megjithëse marrëdhënia nuk do të shkonte më tej pasi Viktoria u frikësua kur mori vesh moshën e lojtarit francez.
“Po, unë e putha Mbapenë, çfarë nuk shkon me këtë fakt? Unë isha beqare, edhe ai ishte beqar. Por, unë nuk e dija që ai ishte 17 vjeç në atë kohë, madje as 18 akoma nuk i kishte mbushur. Kur e mora vesh, mendova ‘Oh Zot, do të isha në burg për pedofili!-nënvizon modelja.
“Ju po pyesni pse marrëdhënia jonë nuk funksionoi. Epo, thjesht nuk ishte emocionuese, një puthje mund të ishte vetëm aq. Ai ishte gjithashtu shumë i ri, kjo nuk është diçka që unë preferoj Ne u takuam disa ditë pas puthjes, dhe Mbappe mendoi se do të të ndodhë diçka tjetër më shumë, por unë nuk mund ta bëja.” Përfundon Victoria Bonya.
Modelja 41-vjeçare nuk është e huaj për të frekuentuar futbollistët, pasi më parë ka pasur një romancë me sulmuesin brazilian Uelliton në fillim të vitit 2010 kur ai luajti për Spartakun e Moskës.