Rita Ora performon në paradën e LGBTI
Këngëtarja ka performuar në paradën e grupit LGBTI.
Mediat e huaja kanë raportuar se aty kanë marrë pjesë më shumë se 5,000 njerëz.
Ky është grumbullimi më i madh i njerëzve në botë që është bërë deri më tani qysh se nga koha kur është shfaqur koronavirusi.
Këngëtarja që ishte e ftuar në këtë event ishte Rita Ora e cila këndoi disa nga këngët e saj duke dhënë edhe një spektakël me grupin e vallëzimit.
Theksojmë se, artistja e njohur me famë botërore ka performuar në Australi dhe thuhet se Australia ka qenë vendi më me pak të infektuar me Covid që nga fillimi i pandemisë dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja e mbajtjes së këtij koncerti dhe lejimi i grumbullimit të njerëzve.
Ndryshe, Rita kishte zgjedhur një veshje të ndritshme me një bodysuit dhe çizme të cilat identifikonin ngjyrat e flamurit të grupit LGBTI.
Flokët e saj bionde i kishte lëshuar , kishte vendosur edhe makijazh të rëndë derisa ka dhënë një performancë të jashtëzakonshme.