Barcelona luan sonte si mysafire e Osasunës: Këto janë formacionet zyrtare
Osasuna do ketë punë me Barcelonën në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas.
“Blaugranët” kanë rikuperuar formën e mirë në ndeshjet e fundit dhe gjenden në pozitën e dytë me 53 pikë, pesë më pak se lideri, Atletico Madrid, të cilët do të ndeshen me Real Madridin, transmeton lajmi.net.
Osasuna mban pozitën e 13-të me 28 pikë.
Për Barçën nuk do jenë të gatshëm, Pique, Araujo, Coutinho, Fati dhe Roberto.
Formacionet zyrtare të klubeve.
Barcelona: Ter Stegen, Mingueza, Lenglet, Umtiti, Dest, Busquets, De Jong, Pedri, Jordi Alba, Griezmann, Messi.
Osasuna:Herrera, Vidal, Garcia, Torres, Barja, Garcia, Calleri, Aridane, Torro, Moncayola, Sanchez.