Oleksandr Usyk tenton grushte të çmendura me dy duar në ring kundër dy boksierëve
Oleksandr Usyk njihet për fansat e boksit për stilin e tij të jashtëzakonshëm dhe videot interesante që poston në rrjetet sociale.
Ukrainasi shijon të publikojë video nga jeta dhe stërvitjet e tij, para luftërave në ring, transmeton Periskopi.
Ai aktualisht po stërvitet për ndeshjen me britanikun, Joe Joyce, që pritet të zhvillohet më vonë këtë vit.
Usyk së fundmi ngriti kategorinë e tij dhe kaloi në peshën e rëndë, ku mposhti Derek Chisoran me lehtësi.
Për momentin ai është sfiduesi i parë i ëBO dhe mund të ndeshet me fituesin e përballjes mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt.
Sidoqoftë, Usyk së fundmi publikoi një video ku shihet duke boksuar me dy kundështarë, teksa mundohet të lansojë një grusht të dyfishtë me të dy duart në të njejtën kohë.
Në klipin interesant, ai shihet duke u sorollatur nëpër ring me dy boksierë më të lehtë dhe më të vogël se ai.
Asnjëri nga treshja nuk e merr aq seriozisht sesionin dhe u duk më shumë si zbavitje se sa sesion sparringu. /Periskopi.com/
Oleksandr Usyk sparring two fighters at once today, chucking a ‘double punch’ to try and hit them both at the same time…
[?️ @Usykaa] pic.twitter.com/9NvrJJWHUg
— Michael Benson (@MichaelBensonn) March 5, 2021