Kevin Prince Boateng dikur kishte dhënë një prej përgjigjeve më madhështore për debatin Messi-Ronaldo
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo përgjithmonë do të mbahen mend, sa të ekzistojë futbolli.
Duke gëzuar statusin unik të të qenurit dëshmitarë të epokës së dy prej më të mirëve të të gjitha kohëve, interneti ka gëlltitur brilancën e tyre dhe vazhdimisht është munduar t’i kthejë kundër njëri-tjetrit, transmeton Periskopi.
Qëndrimet janë të ndara. Varësisht nga këndvështrimet, një fans i rëndomtë vendos për njërin apo tjetrin si të preferuarin e tij.
Sidoqoftë, rrallë dikush ose askush ka dhënë përgjigje më të mirë se Kevin Prince Boateng rreth debatit për më të mirin mes dyve.
I pyetur nga ‘Marca’ për rivalitetin e dyshes, Boateng u përgjigj: ”Për të rinjtë të cilët janë futbollistë, Ronaldo duhet të jetë më i miri në botë.
”Ai është shembulli më i mirë për t’u përcjellur sepse ai stërvitet në maksimum dhe ka talent. Punon si i cmendur, është pasionant në gjithcka që bën për futbollin.
”Ai gjithmonë dëshiron të jetë më i miri. Gjithmonë dëshiron të jetë i pari në gjithcka kështu që, për një lojtar që sapo ka filluar, ai duhet të jetë shembulli sepse është perfekt.
”Ronaldo i bën të gjitha të ndodhin në këtë botë, por vetëm në këtë botë.
”Përtej limiteve, më i miri është Messi, sepse ai është më i miri, bën gjëra që askush nuk mund t’i bëjë. Nuk e shoh atë në këtë botë.
”Ronaldo dominon botën, ndërsa Messi është mbi gjithcka tjetër.” /Periskopi.com/