Xhaka vlerësohet me notën më të dobët pas ‘horrorit’ kundër Burnley
Arsenali nuk arriti të nxjerr më shumë se një barazim 1-1 kundër Burnleyt, në ndeshjen e vlefshme për Premier Leaguen.
Ishte një përballje absolutisht e çmendur në fund, teksa ‘Topcinjëve’ iu mohuan dy penallti nga VAR dhe një karton i kuq për Burnleyn u anlua nga teknologjia që po shkakton stuhi javë pas jave në futboll, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, gjërat kanë mundur të ishin ndryshe për Arsenalin po të mos ishte një gabim trashanik nga Granit Xhaka në minutën e 39-të, derisa Arsenali po avanconte 1-0 falë golit të Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e gjashtë.
Mesfushori shqiptar u shërbye me një top të sikletshëm në afërsi të portës së vetë nga Bernd Leno dhe ishte nën presionin e sulmuesve të nikoqirëve.
Great Assist for Xhaka makes it Arsenal 1 Burnley 1 #Afc pic.twitter.com/wwPlIrQpi8
— UsmaanTalksUnited (@UsmaanTalksUTD) March 6, 2021
Në tentativë për ta spastruar rrezikun, ai goditi topin direkt në Chris ëood, si rezultat i kësaj topi përfundoi në rrjetë.
Pas ndeshjes, ‘Whoscored’ e ka vlerësuar paraqitjen e Xhakës me notën më të ulët, 5.5. /Periskopi.com/