Ishte shpallur kampion bote me Italina, por si trajner nuk po ia don: Fabio Grosso shkarkohet nga Sioni

Ishte shpallur kampion bote me Italina, por si trajner nuk po ia don: Fabio Grosso shkarkohet nga Sioni

Sioni ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Fabio Grosson, pas një ecurie prej pesë ndeshjeve pa fitore në Super Ligën Zvicërane.

Humbja 3-0 nga Lugano të enjten ishte e fundit me Grosson në menaxhim, me Sionin që e konfirmoi se fituesi i Kupës së Botës është liruar nga detyrat e tij si kryetrajner, transmeton Periskopi.

”Pas paraqitjeve sportive të lidhura me rezultatet e skuadrës së parë që kanë krijuar një trishtim kolektiv në familjen e Sionit,” shkruhet ndër të tjerash në komunikatë.

”Menaxhmenti i klubit ka vendosur ta shkarkojë Fabio Grosson. Për ndeshjen e së dielës në Lozanë, klubi do të kërkojë për një zgjidhje të përkohëshme dhe nga e hëna do të fillojmë të kërkojmë trajnerin e ri.”

Sioni ka fituar vetëm dy pikë në pesë ndeshjet e fundit dhe zë vendin e nëntë në tabelë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: