French Open mbahet me prezencën e fansave, përcaktohet data fillon dhe mbaron
Turneu i tenisit, Roland Garros apo French Open do të ketë të pranishëm publikun.
Turneu i tenisit, Roland Garros, do të mbahet nën prezencën e publikut dhe fillon më 17 maj të këtij viti dhe përfundon me 6 qershor.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Federatës franceze të tenisit, Amelie Oudea-Castera.
Grupi i ri i drejtueseve të Federatës franceze të tenisit ka konfirmuar se në turneun që është i paraparë të mbahet në maj të këtij viti, do të jenë të pranishëm tifozët.
Këtë e konfirmoi edhe Amelie Oudea-Castera.
“Me dëshirën tonë, dhe të mundësisë, duke aplikuar rregullat qeveritare me rigorozitet dhe një protokoll sanitar mirë të studiuar, do të organizohet turneu i paraparë me një numër të konsiderueshëm në publik”, tha Oudea-Castera.