Vazhdon makthi i Kloppit te Liverpooli: Mbetet edhe pa një lojtar tjetër për shkak të lëndimit

Vazhdon makthi i Kloppit te Liverpooli: Mbetet edhe pa një lojtar tjetër për shkak të lëndimit

Jurgen Klopp në një deklaratë ka konfirmuar lëndimin e Ozan Kabakut dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj Fulham.

Reprezentuesi i Turqisë është huazuar në Liverpool për pjesën e mbetur të sezonit nga Schalke dhe pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Fulham.

Ozan raportohet të ketë pësuar një lëndim në humbjen 1-0 ndaj Chelseas në Anfield.

“Ozan kishte, pas ndeshjes, një problem të vogël,” tha menaxheri Jurgen Klopp të premten. “Ne do të shohim nëse ai është i gatshëm për Fulham por është jashtë për momentin.”

Ai shtoi: “Nat mendoj se do të jetë gati, Ben gjithashtu. Nuk është e lehtë për Ben, ne e sollëm atë dhe ai duhet të përshtatet. Ai është një lojtar me të vërtetë i mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm.”

Klopp ka pasur probleme të shumta në mbrojtje këtë sezon për shkak të lëndimeve.

Nat Philips pritet të rikthehet në atë ndeshje dhe të startojë nga minuta e parë.

Shpërndaje në: