Deklaratë shokuese nga Owen: Mane nuk dëshiron të fitojë penallti pasi nuk do që Salah të shënojë
Liverpooli është në telashe.
”Të Kuqtë” kanë fituar vetëm tri nga 13 ndeshjet e fundit në Premier League, derisa mbrëmë regjistruan humbjen e pestë rresht në ‘Anfield’ në kampionat, transmeton Periskopi.
Forma e dobët ka ndikuar që ata të bien në pozitën e shtatë në tabelë, por ka gjasa që t’i shohim në pozitën e nëntë pasi skuadrat poshtë tyre t’i kenë përfunduar ndeshjet që i kanë të luajtura më pak se skuadra nga ‘Merseyside’.
Derisa shumicën e kohës faji për rënien e Liverpoolit i është hedhur mbrojtjes dhe mungesave si Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, gjithashtu edhe sulmi ka qenë jashtë elementit.
Liverpooli nuk arriti të realizojë kundër Neëcastlet, Southamptonit, Manchester Unitedit, Burnleyt, Brightonit, Evertonit dhe tash Chelseat, pavarësisht se Kloppi i pati në dispozicion emrat kryesorë si Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.
Asgjë nuk po shkon si duhet dhe kjo u vërejt qartë kur Klopp e zëvendësoi Salahun pas një ore lojë, derisa skuadra ishte në kërkim të golit.
Egjiptiani nuk po mund ta besonte vendimin, derisa u largua duke lëvizuar kokën.
Salah është top golashënuesi i Premier Leagues dhe në fakt krijoi një rast fantastik për Manen në pjesën e parë me një pasim brilant. Mane u mundua të gjuajë me të parën por totalisht ia huqi.
Mirëpo, ky nuk ishte momenti i vetëm në pjesën e parë ku Mane frustroi fansat e Liverpoolit.
Brenda 10 minutave të parë, ai mposhti Andreas Christensenin dhe Trent Alexander-Arnoldin me një krosim, derisa mbrojtësi i Chelseat e gjykoi keq në kohë ndërhyrjen.
— James John (@JamesJohn2427) March 5, 2021
Shumica e sulmuesve do të rrëzoheshin nga një ndërhyrje e tillë, por Mane u mundua të vazhdonte për të shënuar vetë – diçka që nuk arriti ta bëjë.
A po tregohet Mane i sinqertë dhe thjesht nuk po dëshiron të simulojë?
Epo, sipas një teorie të çmendur të Michael Owenit, ai thjesht nuk dëshiron që të fitojë penallti pasi nuk do që Salah të shënojë nga to.
”Nuk munda ta besoj se ai nuk u rrëzua aty dhe shiko, nuk po them që ai duhet ta bëjë,” tha Owen.
“I just wonder whether he is thinking ‘hang on a minute, I’m going to (try and) score, because if I don’t stand on my feet Mo Salah is going to get another penalty’.”
A damning suggestion from @themichaelowen!
Huge if true…#LIVCHE Reaction ? #OptusSport
— Optus Sport (@OptusSport) March 5, 2021
”Ishte një prekje fantastike dhe ai me shumë gjasë mendoi se mund ta ketë një shans në fund… por ai bëri diçka të ngjashme një javë më parë (kundër Sheffieldit).
”Thjesht mendoj, dhe mund të jenë mendime të çuditshme në kokën time, Mo Salah është gjuajtësi i penalltive në këtë skuadër, dhe në se ai (Mane) mendon se nëse ai ka një shans për të shënuar mendon ‘epo unë do të shënoj, nëse nuk qëndroj në këmbë, Mo Salah do të fitojë një penallti tjetër’.” /Periskopi.com/