Zbulohen detaje nga përplasja e tensionuar e Messit me Monchin në tunel pas ndeshjes Barcelona-Sevilla
Barcelona kaloi në finale të Copa del Rey të mërkurën mbrëma, pas një fitoreje dramatike kundër Sevillas.
Sevilla ishte favoritja për të kaluar në finale pasi mposhti Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale, transmeton Periskopi.
Por Barça dhuroi një paraqitje brilante në takimin e kthimit në ‘Camp Nou’.
Katalunasit arritën ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime, me Martin Braithëaiten që realizoi golin e fitores pastaj.
Raportet e fundit potencojnë se Lionel Messi u përfshi në një përplasje të tensionuar me drejtorin sportiv të Sevillas, Monchi, në tunel pas ndeshjes.
Tensionet ishin evidente nga ndeshja e parë, kur Monchi e etiketoi Ronald Koemanin ‘fëmijë që qahet’ pasi blaugranëve nuk iu dhurua një penallti.
Ai gjithashtu kërkoi që Messi të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë në ndeshje.
Messi u sigurua që të qëronte hesapet me të në tunel.
”Monchi! p*dhi i nënës tënde!” Messi e përsëriti këtë vazhdimisht, sipas ‘Cope’.
”Monchi! Tash nuk thua asgjë, huh?” shtoi ai.
Messi gjithashtu u përfshi në një luftë fjalësh me një pjestar të stafit të Sevillas.
”Ju gjithmonë fitoni në të njejtën mënyrë,” i tha Messit një anëtar i kampit të Messit, sipas ‘Marca’, duke iu referuar vendimeve në favor të Barçës që u dhanë nga gjyqtarët.
Messi u përgjigj: ”Ju po shkoni në shtëpi të frustruar sonte.”
‘Cope’ shton se pati shtyerje pas ofendimeve. Tensionet eventualisht thuhet se u qetësuan, me Monchin që ia qartësoi Messit veprimet e tij në ndeshjen e parë.
Spanjolli gjithashtu thuhet se ka folur me Koemanin dhe i ka kërkuar falje që e quajti ‘fëmijë që qahet’. /Periskopi.com/