Paralajmërohet ndryshim i masave nëse rriten rastet, këngëtari i njohur i drejtohet ministrit Zemaj: Lej foret

Paralajmërohet ndryshim i masave nëse rriten rastet, këngëtari i njohur i drejtohet ministrit Zemaj: Lej foret

Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që të shqyrtohet mundësia e ndryshimit të masave.

Këtë gjë e konfirmoi edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e sotme me Komitetin për Vlerësim dhe Koordinim të situatës epidemiologjike me COVID-19.

Zemaj deklaroi se në rast se vazhdon trendi i rritjes së infektimeve me koronavirus, atëherë do të ketë masa rigoroze e kufizim të lëvizjes.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta, sidomos tek gastronomët e artistët, të cilët kundërshtojnë kufizime të reja.

Këngëtari Milot Llalloshi, përmes një postimi në rrjete sociale thotë se nuk duhet të lejojmë mbylljen pasi përfunduan zgjedhjet.

“Armend Zemja lej foret. Popull i dashur, mos te lejojme mu mbyll veq pse perfundun zgjedhjet, mos t’bohem dele por t’reagojme ndaj kesaj hipokrizije. Ne dhe shume tjere jemi pa pune qe 1 vit dhe i kemi respektu masat ne max. Minister, ju nuk keni respekt po e shohim qe ne te gjithe shtetet kan fillu me u liru masat”, shkroi ai.

Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 viktima dhe 591 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Shpërndaje në: