Guardiolas ia ka rrëmbyer zemrën Anglia: Nuk është vetëm për futbollin, ky vend është i veçantë

Guardiolas ia ka rrëmbyer zemrën Anglia: Nuk është vetëm për futbollin, ky vend është i veçantë

Pep Guardiola ka gjetur ‘vendin’ e tij në jetë në Mançester, sepse “ambicia e tij e madhe ka qenë gjithmonë të provojë “football”.

Tekniku spanjoll, një nga më të kërkuarit në Europë dhe objekt dëshire i klubeve të mëdha, ka ngrirë ëndërrat e tyre për ta ulur në pankinë.

“Nuk dua të them se nuk isha mirë në Barcelonë apo Mynih, përkundrazi, por e kisha ëndërr të vija këtu, të punoja në vendin e Sheakspear, Beatles, Oasis, mes teatrove dhe kinemave… Nuk është vetëm për futbollin, ky vend është i veçantë”.

Kjo është ajo që trajneri spanjoll, i cili zbarkoi në 2016 tek City, tha në një bisedë online në Bt me Rio Ferdinand. “Unë u ndjeva plotësisht si në shtëpinë time në Barcelonë; skuadra ime. Kështu edhe tek Bayern: nuk mund ta imagjinosh cfarë klubi, cfarë qyteti… Ishte një privilegj që isha, por këtu pas 4-5 vjetësh, ndihem kaq mirë”.

E jo vetëm për rezultatet e jashtëzakonshme të Citizens këtë sezon, siguron Guardiola: “Ndihem mirë tani, por edhe sezonin e kaluar, kur nuk fituam. Këtu kam miq, ndihem i mbrojtur, tifozët më duan, ekipi më ndjek, më pëlqen të punoj me ta”. Ka edhe aspekte negative sigurisht, shton ai me shaka: “Unë e urrej vjeshtën dhe dimrin, me të vërtetë do të doja të kishte një klimë më të mirë në Angli”.

Shpërndaje në: