Fiton Interi, shkëlqejnë Sanchez e Lukaku
Interi ka triumfuar ndaj Parmas në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A.
Pjesa e parë përfundoi pa gola në Stadio Ennio Tardini.
Por, në pjesën e dytë, skuadra e trajnerit, Antonio Conte, hyri në ndeshje me një dinamikë tjetër.
Ishte Romelu Lukaku i cili i dhuroi një asistim kilianit, Alexi Sanchez i cili shënoi min (54’).
Sanchez shënoi edhe njëherë në min (62’), edhe kësaj radhe Lukaku ishte asistues.
Parma arriti të shënojë golin e nderit përmes Hernanit min (71’).
Pas kësaj fitore, Interi shkëputet me tre pikë nga Milani në krye të tabelës me 59 pikë.