Tjetër gafë qesharake nga VAR: Fulhamit në mënyrë absurde i anulohet goli për prekje të topit ‘me dorë’

Tjetër gafë qesharake nga VAR: Fulhamit në mënyrë absurde i anulohet goli për prekje të topit ‘me dorë’

Fulhamit në mënyrë kontraverse iu anulua goli nga VAR kundër Tottenhamit, të enjten mbrëma.

Spurs kaloi në epërsi pas 19 minutave lojë, përmes një autogoli nga Tosin Adarabioyo, transmeton Periskopi.

Fulhami luftoi dhe riktheu balancin pak pasi kaloi një orë lojë, kur Josh Maja gjeti rrugën e golit.

Mirëpo, goli u anulua për prekje ‘me dorë’ të topit nga Mario Lemina.

Spastrimi i Davinson Sanchezit goditi krahun e mesfushorit gabonez. Ai ishte vetëm disa metra larg dhe e pati krahërorin në një pozitë neutrale.

Por, VAR rishikoi golin dhe e konsideroi si prekje me dorë.

Shikoni momentin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: