Kompletohet çifti final në turneun ‘Adem Jashari’, derbi kryeqytetas në horizont
Prishtina 01 është finalistja e dytë e turneut tradicional të futsallit ‘Adem Jashari’.
Kryeqytetasit në gjysmëfinale mposhtën Pejën me rezultat 5-4 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan Periskopi.
Do të kemi një derbi kryeqytetas, pasi më herët Prishtina 01 kishte kaluar në finale pasi mposhti Drenicën më herët me rezultat 3-2.
Finalja luhet nesër (e premte) me fillim nga ora 18:00 dhe do të transmetohet direkt në RTK, nën komentimin e opinionistit të Periskopit, Andin Lokaj. /Periskopi.com/