Mabetex Prishtina kalon në finale të turneut ‘Adem Jashari’
Mabetex Prishtina kalon në finale të turneut ‘Adem Jashai’
Mabetex Prishtina ka kaluar në finale të turneut të futsallit ‘Adem Jashari’, i cili këtë vit zhvillohet për herë të 12-të.
Turneu po zhvillohet nën masa të rrepta anti Covid-19, derisa kësaj radhe nuk morën pjesë ekipe të huaja për shkak të situatës me pandeminë, raporton Periskopi.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve janë të pranishëm zyrtarë të lartë të FFK-së, si Agim Ademi dhe Eroll Salihu, poashtu edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës në futsall, Beni Simitçiu.
Mabetex Prishtina kaloi në finale të kompeticionit pasi mposhti 3-2 Drenicën në gjysmëfinale, derisa finalisti i dytë do të mësohet pas përfundimit të gjysmëfinales tjetër mes Prishtinës 01 dhe Pejës.
Kujtojmë se finalja e këtij turneu zhvillohet nesër (e premte me fillim nga ora 18:00) dhe transmetohet direkt në RTK nën komentimin e opinionistit të Periskopit, Andin Lokaj. /Periskopi.com/