Ekskluzive: Kosova po bëhet me VAR, zbulohen detaje të bujshme të superprojektit
Implementimi i VAR në Superligën e Kosovës në futboll ka qenë një prej temave më aktuale dhe të diskutuara në audiencën futbolldashëse në Kosovë.
Ka pasur shumë spekulime rreth asaj se kur do të mund ta shohim në Superligën e Kosovës në futboll, por një gjë tashmë është e qartë, përgatitjet veç kanë filluar.
Është e paqartë se kur saktësisht do të konkludohet projekti, por nëse marrim shembull Federatën e Futbollit të Shqipërisë – me të cilën FFK po punon ngusht – atëherë do të kemi një periudhë tri-vjeçare përgatitjeje e trajnimi infrastrukturor dhe njerëzor.
Periskopi i ka dërguar një pyetësor Federatës së Futbollit të Kosovës për të mësuar më të rejat rreth aplikimit të VAR dhe ka marrë përgjigjet që mund t’i shihni më poshtë (përgjigjet janë pa ndërhyrje).
– Cili është zhvillimi më i fundit rreth implementimit të sistemit VAR në futbollin kosovar?
Projekti VAR konkretisht ka filluar në janar 2021 dhe kjo i bie se është në fazën fillestare. Duke qenë se është një ndër projektet më të mëdha pas pranimit te Kosovës në FIFA dhe UEFA, padyshim që kërkon kohë deri në implementimin e plotë në të gjitha stadiumet.
– Cili është plani i implementimit të Video-Asistentit të Gjyqtarit, kur marrim parasysh infrastrukturën e dobët të stadiumeve kosovare?
VAR sigurisht se është një ndër projektet më të vështira për t’u realizuar dhe duke pasë parasyshë këtë fakt ne si ekip (Var Team Kosova), projektit i jemi qasur me një strategji pune të cilën në fakt e kemi ndarë në 3 pjesë pune paralelishte.
- Pjesa administrative, e cila është ura lidhese me FIFA-në, dhe e cila punohen për lincecimin e plotë të VAR sistemit, duke i zbatuar të gjitha standardet e listuara nga FIFA si mbikeqyësi kryesor i këtij projekti.
- Pjesen teknike e cila poashtu është ndarë në dy nënkategori: ate tekonoligjik ( që nënkupton të gjitha paisjet teknike për të jetësuar projektin e VAR) dhe ana edukative (e cila ka të bëjë me të gjitha trajnimet e refereve dhe pjesës teknike të cilët do të operojnë me VAR sistemin). Të dy nenkategorite e pjesës teknike kërkojne 6-9 muaj trajnime efektive dhe intenzive, teorike dhe prakike nga zyrtaret e FIFA-se të cilet janë instruktor për implementimin e VAR sistemit.
- Pjesa e infrastrukturës është një tjetër pjesë e rëndësishme e këtij projekti. Duke e ditur gjendjen infrastrukturore të stadiumeve ne Kosovë, edhe kësaj pjese i jemi qasur me 3 faze. Faza 1, stadiumet e mundshme per implementmin e VAR-it, dhe stadiumet ku me intervenime të shpejta do të mund të krijojmë kushte për implementim të VAR-it. Faza 2, Stadiumet e mundshme për implementim të shpejtë, ku intervenimet duhet të perufndojne prej 3-6 muaj. Faza 3 stadiumet të cilat në fakte janë në fazë të ndertimit e që këto projektie gjigante të ndertimit të stadiumeve të nivelit të 4-të, janë në proceudra të ndryshme kohore.
Kur jemi te stadionet mendoj që rasti në Kosove është unik nga se në fakt jemi në fazë të ndërtimit të shumë stadioneve në të njejten kohë, është përgjigjur FFK për Periskopin.
– A ka gjasë që sistemit të jetë i formës ‘mobil’, lëvizës, i vendosur në furgon dhe që mund të ndryshojë lokacion?
FFK dhe FSHF kanë një meromandium bashkëpunimi dhe kjo është shumë e mirë, ngase Federata Shqiptare projektin VAR kishte filluar vitin 2019 dhe në fakt pas më shumë se 3 vite është afër që vitin 2021/22 ta integroje në lige. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në jemi njoftuar me përvojat e FSHS-së, pengesat, sfidat dhe vështërsit gjatë këtij projekti, të cilat kanë qenë shumë të dobishmë për ekipin tonë me qëllim të përafrimit me projektin e FSHF.
Si për FSHF ashtu edhe për FFK është vetëm një formë e implementimit, ajo mobile dhe mendojmë që është zgjidhja e vetme aktuale.
– Kur do të mund ta shohim VAR në futbollin kosovar, më së largu?
Me rëndësi është të kuptojmë se kemi të bëjmë me një proces pune shumë të veshtirë dhe jo gjithcka varet nga puna jone por ndikohemi edhe nga faktorët e jashtëm. Nuk është me rëndësi shpejtësia e projektit por saktësia, sepse licencimi final i cili na jep dritën e gjelbert të implementimit të VAR-it, duhet të ipet nga FIFA vetëm athere kur i plotesojme 100% të të gjitha kritereve.
Ne kemi një plan A por edhe plan B dhe C, e rëndësishme është që VAR-i do jetë ne Supërligën Kosovare.
– Kostoja totale e Projektit?
FFK tani më eshte pjese e projekteve në UEFA dhe FIFA dhe shumë projekte duhet integrohen ngase kanë qëllim zhvillimin e futbollit në përgjithësi. Projekti ka kosto të lartë të edukimit, teknologjisë e infrastrukturorës dhe mendoje që të gjithë duhet ta kuptojmë që i gjitha rajoni tashmë ka filluar punët në drejtim të implementitmi të VAR-it, me apo pa dëshirën tonë në duhet të jemi pjesë e projekteve progresive zhvillimore të futbollit.
Projekti VAR po ashtu me kohë do kërkon edhe vetëdisim, edukim, parapregatitje te opinionit në përgjithesi dhe jo vetem akterve profesional në fushe. Pra, VAR-i duhet kuptuar si projekti në shërbim të futbollit për të mirë, VAR-i është e ardhmja. /Periskopi.com/