Pas fitores së Barcelonës, Puyol tallet ‘brutalisht’ me yllin e Sevillës
Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, gjeti kënaqësinë për ta tallur Suson në rrjetin social Twitter, pas fitores së Barçës me rikthim kundër Sevillës në Kupën e Mbretit.
Barcelona e kishte humbur ndeshjen e parë 2:0 në udhëtim dhe i duhej një mrekulli tjetër për ta siguruar finalen.
Pas ndeshjes së parë, Suso e kishte quajtur qaraman Pedrin e Barcelonës, pasi ky i fundit kishte thënë se Barçës iu mohua një penallti.
Në ndeshjen e kthimit, Pedri luajti rol kyç në triumfin e Barcelonës.
Puyol iu përgjigj reagimit të Susos në Twitter nga ndeshja e parë, duke shkruar: “Natën e mirë!”