Ibrahimovic në Sanremo: Zbulohet shifra marramendëse e parave që fitoi
Gazeta italiane, Calcioefinanza.it ka zbuluar se suedezi do të paguhet me 50 mijë euro për mbrëmje në festivalin Sanremo nga e marta e 2 marsit deri të shtunën në 6, përcjell Periskopi.
Kanë qenë të shumtë ata që nuk e kanë miratuar zgjedhjen e klubit kuqezi për ta lënë suedezin të marrë pjesë në festivalin e këngës italiane në kulmin e sezonit.
Megjithatë, këto kritika nuk e kanë ndalur Ibrën që të vazhdojë me programin e tij. Suedezi ka bërë debutimin e tij në Sanremo mbrëmjen e së martës.
“Shpërblimi? Paratë nuk janë të rëndësishme, nuk më mungon asgjë në botën time. E bëj këtë gjë me zemër, për t’u treguar të gjithëve se jam mirënjohës për atë që ka bërë Italia për mua. Paratë do t’i japim për bamirësi, mos u shqetësoni”.