Pioli pas ndeshjes: Dëshiruam të fitonim por nuk arritëm, është e turpshme
Stefano Pioli ka thënë në një deklaratë pas ndeshjes se ekipit të tij i mungoi ritmi dhe kualiteti në barazimin 1-1 ndaj Udineses.
Milani arriti që të marrë një pikë nga ky takim në sekondat e fundit të ndeshjes, pasi Franck Kessie konkretizoi penalltinë në minutën e fundit.
Pas ndeshjes, Pioli tha se e dinin që kanë përballë një kundërshtar të vështirë, dhe u pa gjatë ndeshjes një gjë e tillë.
“Pashë vendosshmëri në këtë ndeshje por na mungoi kreativiteti. Dëshiruam të fitonim por nuk arritëm, është e turpshme”, tha Pioli.
Trajneri pranoi se mungesat sikurse ajo e Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Mandzukic u panë shumë në këtë ndeshje.
“Unë pres gjithmonë shumë nga lojtarët. Tani duhet të mundohemi të rikthehemi në më të mirën tonë, është një rezultat gjysmë pozitiv, jemi duke menduar për ndeshjen e ardhshme”, përfundoi Pioli.