Berisha lë shenjë në fitoren e Reims, asiston golin e dytë

Berisha lë shenjë në fitoren e Reims, asiston golin e dytë

Sonte në kuadër të ligës elitare franceze u zhvillua takimi Nantes- Reims, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 28-të, shkruan Periskopi.

Reims arriti ta mposhtte ekipin e Nantes si mysafir me rezultat minimal, 1-2.

Nga minuta e parë për Reimsin startuan dyshja kosovare, Arber Zeneli dhe Valon Berisha.

Zeneli u zëvendësua në minutën e 46’të, kurse Berisha arriti të linte shenjë në fitoren e Reims, duke asistuar për golin e dytë.

Shihni golin. /Periskopi

Shpërndaje në: