Mungon Ibra, mungon fitorja – Ac Milan ndan pikët me Udinese
AC Milan ka bërë një hap mbrapa në garën për titull pasi ka barazuar 1-1 ndaj Udineses.
Falë golit të shënuar nga Rodrigo Becao në minutën e 68-të, Udinese ka arritur të marrë një pikë udhëtim ndaj Milanit.
Edhe pse ndeshja u zhvillua në San Siro, Rosonerët nuk ishin ‘vetvetja’ dhe u vërejt shumë mungesa e Zlatan Ibrahimovic.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Franck Kessie konkretizoi penalltinë e 16-të për Milanin këtë sezon për të barazuar shifrat.
Me këtë fitore, Interi mund të thellojë diferencën e pikëve edhe më shumë.