Mrekulli e Zotit: Njeriu që i shpëtoi tragjedisë me aeroplan, i mbijeton një aksidenti të tmerrshëm
Edwin Tumiri ishte një nga 6 personat që shpëtuan nga tragjedia e Chapecoenses në vitin 2016, ku shumë lojtarë të ekipit brazilian humbën jetën, pasi aeroplani u përplas në malet e Bolivisë.
Tumiri sot ka përjetuar një tjetër mrekulli, duke dal shëndosh e mirë nga aksidenti i një autobusi që po udhëtonte në Ivirgarzama.
Aty ndodheshin 51 persona, 21 vdiqën ndërsa 30 mbijetuan. Në mesin e këtyre të fundit ishte edhe Tumiri që pati një dëmtim të lehtë në gju.
“Autobusi ishte duke ecur, unë u kapa në sediljen e përparme, e dija që do të përplaseshim sepse po shkonim me shpejtësi të lartë. Unë vazhdoja të mbaja sediljen me forcë, dhe nuk e lëshova deri sa ramë në tokë. Unë u zvarrita, derisa dola nga autogusi, gjuri im u lëndua pak dhe thashë ‘përsëri, nuk mund ta besoj.’ Pastaj ata erdhën për të na shpëtuar, nuk isha pa ndjenja. Ndihem i bekuar. Zoti “, tha ai për mediat lokale.