‘Është nder për ju që më keni këtu” – Ibrahimovic ‘pushton’ Sanremon me arrogancë

‘Është nder për ju që më keni këtu” – Ibrahimovic ‘pushton’ Sanremon me arrogancë

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic debutoi si bashkëprezantues në Festivalin Muzikor të Sanremos, duke treguar anën e tij ‘arrogante’ në aspektin komik.

Sulmuesi u lëshua shkallëve me një setër interesante ku shkruante ‘Ibra’ me stil, transmeton Periskopi.

Ai u përfshi në disa momente interesante me prezantuesin tjetër dhe drejtorin e muzikës, Amadeus, i cili është fans i flaktë i Interit.

”Është një nder të jem këtu, por gjithashtu një nder për ty që më ke mua,” i tha Ibra bashkëprezantuesit.

”Normalisht, ndihem i madh, i fuqishëm, por këtu ndihem i vogël. Prapë më i madh dhe më i fuqishëm se ju, megjithatë.”

Më poshtë, pamje nga eventi i Sanremos me protagonist Ibrahimovicin. /Periskopi.com/

VIDEO 

Shpërndaje në: